Në këto momente, Basha ndodhet në selinë e prokurorisë së Tiranës.

Që nga publikimi në median amerikane të dëshmive se një kompani ruse ka sponsorizuar një fushatë lobingu në Shtëpinë e Bardhë që kishte për qëllim stimulimin e zgjedhjeve të 2017 në Shqipëri, janë zhvilluar disa hetime dhe procedura për zbulimin e provave.

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën si person që mendohet se ka dijeni në lidhje me lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendimet e ngritura për ndihmën ruse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ai është thirrur që të paraqitet në orën 09:00. Lidhjet e mundshme me Rusinë të Partisë Demokratike në fushatën e saj janë bërë temë debati dhe  kundërshtarët politikë kanë kërkuar një hetim të thellë mbi këtë çështje.

Lideri i PD-së  të enjten e kaluar u thirr nga  Prokuroria e Tiranës, por ai nuk shkoi pasi ndodhej në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

VERITAS.COM.AL/