Il Guardian ka intervistuar nënën e Osama Bin Ladenit ekskluzivisht pasi ka marre autorizimin nga udhëheqja saudite

 Nga: Eugenia Fiore/

“Ndërsa shikoja kullat e shkatërruara në Liban, më erdhi ne mend të ndëshkoja padrejtësinë në të njëjtën mënyrë: të shkatërroja Kullat Binjake në Amerikë”.

Osama Bin Laden – terroristi që plagosi, vrau dhe shkatërroi në mënyrë të pariparueshme Perëndimin më 11 shtator 2001 – ishte një fëmijë i ëmbël që donte nënën e tij.

Portreti i princit të terrorit del në sajë të një interviste – e para ndonjëherë – të gazetarit te Guardian Martin Chulov  te nënës se sauditit, Alia Ghanem. “Ai ishte një fëmijë shumë i mirë derisa takoi  njerëz që  i bene shpëlarje te trurit, kur ai ishte një djalë i ri njëzet vjeç,” thotë gruaja nga një divan luksoz në Jeddah, Arabia Saudite. “Ishin personat në universitet që e ndryshuan atë, u bë një njeri tjetër”.

Alia mban te veshur një hixhab të kuq dhe ka një foto të djalit të saj prapa shpine: fytyra e terroristit më të pamëshirshëm në historinë tonë, rrethuar nga një kornizë e artë. Me mjekrën e tij të gjatë dhe atë pamje që pa dyshim nuk do ta harrojmë kurrë.

Ndërmjet atyre qe e çuan ne gabim-tregon nena-ishte Abdullah Azzam, një anëtar i Vëllazërisë Myslimane, i cili më vonë u dëbua nga Arabia Saudite dhe u bë këshilltar shpirtëror i Osames. “Gjithmonë i thosha atij të qëndronte larg atyre njerëzve, por ai kurrë nuk do të pranonte para meje atë se çfarë po bënte. Sepse ai më donte aq shumë”.

“Ai ishte shumë serioz, shumë i mirë në shkollë, i pëlqente shume të studionte,” vazhdon Ghanem,te cilës “kurrë nuk i shkoi neper mend ” që mund të bëhej një xhihadist. “Pse vendosi të hedhë ne ere gjithçka kështu?”, pyes.

Edhe tani, megjithatë, pas 17 vjetësh, nëna e Bin Ladenit nuk mund ta pranojë. “E ka dashur aq shumë dhe nuk pranon ta fajësojë atë. Por fajëson ata qe rrinin përreth tij. Ajo njeh vetëm anën e djalit të mirë, atë që të gjithë kemi pare, kurrë nuk e dinte anën e xhihadistit”, thotë Hassan , një tjetër djalë i Alias.

Por vëllai nga nena i udhëheqësit të Al Kaedës, megjithatë, arrin ne njëfarë mënyre të jetë krenar për të: “Unë jam shumë krenar për të në kuptimin që ai ishte vëllai im i madh, ai më mësoi shumë. Por nuk mendoj se jam krenar për të si burrë. Ai u bë superstar ne nivel global dhe ishte gjithëçka për asgjë “, thotë ai.

Në fillim të viteve 80, Osama shkoi në Afganistan për të luftuar pushtimin rus. “Te gjithë që e kane njohur në atë periudhe e admironin “,tregon akoma Hassan.

“Edhe ne në fillim ishim shumë krenarë për të. Edhe qeveria saudite ishte”. Por pjesa tjetër është histori.

Veritas.com.al/