Muaji që lamë pas për Portin e Vlorës, ka shënuar rritje në bazë të statistikave të shifrave në hyrje-dalje krahasuar me korrikun e vitit 2023. Janë afro 20 mijë pasagjerë që kanë hyrë nga ky port dhe 9600 që kanë dalë. Fluksi vijon të jetë i lartë , teksa në këtë ditë të parë të gushtit janë përpunuar 1 mijë pasagjerë, që zgjedhin lundrimin në traget për të mbërritur në Shqipëri.
“Kemi mbi 700 pasagjer mbi 400 mjete te vogla dhembi 94 mjete te mëdha qe jane me mallra, kemi rritje ne te gjithë muajin korrik në krahasim mkke muajin korrik te shkuar”, tha Shefi i përpunimit të pasagjerëve, Vlorë, Festim Skdëndaj.
Porti i Vlorës funksionon me vetëm një linjën që është ajo e Brindisit, ndërsa në vijim për të përballuar fluksin itenerari i lëvizjeve do të përballohet me 2 tragete.
Shtetasit italianë kryesojnë listën e turistëve të huaj, mirëpo edhe kombësitë e tjera nuk mungojnë.
“Vijmë nga Brindisi, Puglia. Është hera e dytë në Shqipëri. Sa i takon lundrimit, shkoi qetë. Herën e parë më pëlqeu, ndaj u kthyem prapë, më pëlqen shumë natyra. Do vizitojmë edhe zona të tjera”, u shpreh një turist.
“Jemi nga Argjentina, po vijmë për të kaluar disa ditë. Udhëtimi, të lodhur, por fjetëm pak”, tha një turist nga Argjentina.
“Nga Argjentina, hera e parë këtu, udhëtimi shkoi mirë”, tha një turiste tjetër.
“Vijmë nga Roma, udhëtuam nga Roma. Bënte pak ftohtë në traget, nga kondicioneri, por mirë… do rrimë deri në datën 8. Zgjodhëm Shqipërinë se na e sugjeruan miqtë, për detin, natyrën, do ikim në Sarandë”, u shpreh një turiste.
Fluturimet low cost kanë ndikuar në uljen e numrit të pasagjerëve që udhëtojnë me tragete gjatë vitit, gjithsesi vera shënon rritje të atyre personave që zgjedhin këtë linjë shërbimi.