Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jork tha se po heton mbi Fondacionin Trump, kandidati Republikan për President në Shtetet e Bashkuara, nëse ka “parregullsi”, siç edhe dyshohet.

Eric Schneiderman tha se zyra e tij duhej të sigurohej se fondacioni është “në përputhje me ligjin që drejton bamirësinë në Nju Jork”.

Fondacioni Trump është vënë në shënjestër të disa shkrimeve në media.

Ekipi i zotit Trump e ka hedhur poshtë zotin Schneiderman, duke e quajtur si një “partizan Demokrat”.

Prokurori i Përgjithshëm ka mbështetur kundërshtarin e Trump, zonjën Clinton, si kandidate për President.

Zëdhënësi i zotiti Trump, Jason Miller tha se zoti Schneiderman ka “kthyer një sy qorr ndaj Fondacionit Clinton për shumë vjet”, dhe kërkoj në hetime “ një tjetër krah të majtë të paracaktuar për ta goditur nga gërmuqja Clinton”, siç e ka bërë zakon ta quajë kandidaten kundërshtare.

/ Sipas Reuters/