LEZHË– Anija “Libra” e Marinës Italiane mbërriti mëngjesin e kësaj të mërkure në Shqipëri, në portin e Shëngjinit, me 16 emigrantë në bord, dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.
ABC News sjell foto nga momenti i zbritjes së emigrantëve nga anija, ndërsa shoqërohen nga policë italianë.
Pas kontrolleve, ata do të transferohen në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër, qendër kjo, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini.
Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama, azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigjja do të jetë pozitive ai do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali.
Në të kundërt ata do të rikthehen në vendin e tyre të origjinës.