CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump vizituan të hënën Taj Mahal në Indi, mbasi presidenti foli në një tubim masiv me mbi 100,000 njerëz në Stadiumin “Sardar Patel Gujarat” në Ahmedabad.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump pozojnë ndërsa vizitojnë Taj Mahal në Agra në 24 shkurt 2020. (Fotografia nga MANDEL NGAN / AFP përmes Getty Images)

“Me të vërtetë e jashtëzakonshme, një vend i jashtëzakonshëm”, tha Trump pasi ai dhe zonja e parë vizituan vendin historik të quajtur si një nga shtatë mrekullitë moderne të botës.

Presidenti i Sh.B.A. Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump vizitojnë Agra-n në 24 Shkurt 2020. Qeveria e Indisë mbylli mauzoleumin e famshëm për publikun duke i lejuar ata të vizitojnë ndërtesën privatisht.

Kjo është hera e parë që presidenti ka vizituar vendin, pavarësisht se ka ndërtuar Kazinone e tij Taj Mahal në Atlantic City në vitet 1980.