Ndërsa sulmet anti- raciste, anti- Myslimane dhe anti- semitike kanë rënë shumë që nga viti 2008, sulmet në zona kristiane janë rritur më shumë se dyfishi gjatë kësaj periudhe. Kështu deklaroi Ministri i Pinëve të brendshme të Francës javën e kaluar.

Duke pasur të dokumentuar një numër rekord sulmesh anti-semitike dhe anti-myslimane në vitin 2015, qeveria e Francës shpenzoi 100 milion euro në fushatën anti- populiste në tentativë për të reduktuar Islamofobinë, racizmin dhe anti- Semitizmin.

Në thelb, sulmet raciste,  anti- Semitike, anti- Myslimane ranë shpejt në vitin 2016, nga 58.5 për qind në 57.6 për qind. Këto sulme janë përshkruar si sulme pasioni, dhune, degradimi dhe kërcënuese- sipas komenteve.

Këtë vit, sulmet mbi vendet e kultit kristian janë rritur me 17.4 për qind në vitin 2016 duke bërë krahasimin me një vit më parë 2015. Sulmet raciste, njëkohësisht, ranë me 23.7 për qind që nga viti 2015. ((608 përkundër 797).

Rënia e shpejtë e incidenteve Islamofobe ose anati- Semitike u mirëprit nga qeveria Franceze, e cila i vlerësoi shifrat si “frut i veprimeve të qeverisë”.

Gazeta “Le Figaro” raporton se aktet e dhunës që synojnë Kristianët tani shënojnë 90 për qind të mësymjeve janë kryer në vendet kult të Kristianëve.

Gazeta thotë se sulmet ndaj kristianëve janë më të shumta në numër që kanë ekzistuar deri më sot, këto janë rritur që nga viti 2008 deri 2016.

/Veritas.com.al/