(FOTO: Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei)/

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei tha se ish-ministrit Tahiri duhet t’i ishte hequr mandati. Në një konferencë për mediat, Frei tha se nuk ka asnjë arsye pse persona të tillë duhet të mbrohen politikisht.

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei: Konstatojmë se situata është e tillë që pikërisht në fushën e vettingut dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ka progres, por edhe rastet e mëdha, për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse do të ketë pasoja, nëse ka vërtet goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha.

Me shumë vëmendje Kam ndjekur rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kam ndjekur faktin si është trajtuar ky rast në pikëpamjen politike. Në pikëpamjen time është një problem i madh që nuk është arritur që në Parlament, në qëndrimin time besoj që kjo duhet të kishte ndodhur në parlament për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha në Parlament.

Ndaj ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë zhvillimet dhe arritjet në këtë rast dhe a është vërtet Shqipëria në gjendje që të mos ndalet përpara emrave të tilla të politikës.

Ligjvënësi gjerman tha gjithashtu se reforma zgjedhore është një nga 5 kushtet kryesore për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk duhet të vonohet shumë me reformën zgjedhore.

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei:  Prej 4 vitesh në theksojmë nevojën dhe rëndësinë që ka për Shqipërinë reforma zgjedhore. Ndaj dua ta përmend këtë pikë si një prej 5 kushteve për çeljen e negociatave. Mendoj që këtu duhet të ketë një zgjedhje në mënyrë që pranueshmëria e zgjedhjeve të jetë më e mirë. Për këtë ka pasur edhe rekomandime të qarta nga OSBE-ODIHR dhe këto rekomandime duhet të shërbejnë si baza për reformën zgjedhore në Shqipëri. E rëndësishme është që mos pritet shumë gjatë me këtë sepse qysh vitin e ardhshme do të kemi zgjedhje vendore në Shqipëri dhe mendoj se është e rëndësishme që rekomandime të bëhen realitet deri në zgjedhjet lokale në mënyrë që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve.

Veritaas.com.al/