(Foto: Aksion i policisë së Kosovës për kapjen e diplomatit rus)/
Koment/ Prej kohësh aleatët tanë të mëdhenj kanë njoftuar se ‘në Ballkan po shtohen influencat ruse’. Ata që ndodheshin më brenda ‘tavës’ së ftesës së influencave ruse, ata e kundërshtuan tezën në mënyrën me ridikuloze. Aq më tepër që shumë gazetarë, të vetëquajtur edhe analistë, e kundërshtuan paralajmërimin perëndimor si një ‘përrallë ‘të netëve të dimrit.
Sigurisht, dikush nga padija, dikush nga fudullëku për të mos dëgjuar SHBA dhe BE, ndërsa disa të tjerë të zënë në grackën e influencave ruse.
Opozita jashtë- parlamentare është shënjuar si ‘pro- ruse’ për disa arsye: E para pse i ktheu shpinën me arrogancë çdo sugjerimi dhe kërkese nga Shtetet e Bashkuara; se dyti, pse kryetari i PD u kap në një aferë me financime ruse për ndryshimin e rezultatit të votimit në vitin 2017; së treti, pse opozita jashtë- parlamentare duke e njohur veten si të paaftë që të fitojë zgjedhjet, preferon të shkaktojë trazira, konflikte dhe të dobësojë shtetin me qëllim që të ‘dalë na ankand’ i rrënuar, ku mund të aplikojnë edhe rusët.
Në ditën e protestës së PD- LSI, e parashikuar ‘e dhunshme’ nga aleatët, pritet të mbërrijë në Tiranë sekretari i përgjithshëm i NATO-s- vizitë shtetërore kjo që lexohet sa si emergjencë kundër dhunës së opozitës në Tiranë, aq edhe si një vizitë pune kundër influencave ruse në Ballkan, e sidomos mes shqiptarëve të rajonit.
Asnjë nga kombet e tjerë ballkanik nuk ka dëbuar diplomatë dhe spiunë rus, veç shqiptarëve.
Vitin e kaluar nga Tirana u dëbuan sekretari i ambasadës ruse dhe një diplomat tjetër.
Sot qeveria e Kosovës e ka shpallur person “non-grata” (të padëshirueshëm) punonjësin rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK),Mikhail Krasnoshchenkov. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook. Vendimi, sipas kryeministrit, është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus, kundër rendit kushtetues të Kosovës.
“Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
Veritas.com.al/