Kriza greke shpërtheu në vitin 2009: në atë kohë si kryeminister sapo ishte ulur, George Papandreou i Pasok i birit i Andreas i cili ishte kreu i ekzekutivit në vitet tetëdhjetë e nëntëdhjete  dhe protagonist i jetës politike pas rënies së kolonelëve. Në ato muaj dramatik të vjeshtës 2009, “flluska” shpërtheu. Qeveria deklaron se ka gjetur bilance të falsifikuara, per konseguencë borxhi duket shumë më serioz se sa ishte menduar deri  në ate moment. Dhe tashmë, siç dëshmojne dy zgjedhjet e parakohshme në tre vjet jetuar nga vendi dhe tensionet sociale te shpërthyera në Athinë në dhjetor 2008, situata në Greqi nuk duket rozë sesa përpara njoftimeve mbi deficitin nga ana e Papandreut. Në atë moment fillojnë planet e të ashtuquajtures “troika”: BE, FMN dhe BQE imponojnë reforma radikale për Greqinë, në këmbim të kredive me nje vlerë miliarda euro. Është fillimi i kaosit.

Raporti i Këshillit të Evropës

Ajo që ka ndodhur që atëherë është nën sytë e të gjithëve.U imponuan plane shtrënguese që parashikuan shkurtime të mëdha në shpenzimet publike. Për një vend tashmë në recesion është një goditje vdekjeprurëse. Kolaps i fuqisë blerëse, kolaps i tregtisë, shumë dyqane në Athinë u detyruan të mbyllen, Greqia bie menjëherë në gjunjë. Punonjësit publikë pushohen nga puna, paga ulet tek ata që mbeten, madje edhe në rënien e pagave të sektorit privat. Për të mos përmendur privatizimin e shërbimeve dhe sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë ende në duart e shtetit.

Në nivelin politik kjo nënkupton rënien e dy partive të mëdha,ose PASOK të qendrës së majtë dhe Demokracia e Re te qendrës se djathtë, dhe fitoren e së majtës radikale në vitin 2015 me Cipras. Në korrik të atij viti, një referendum hodhi poshtë planin e rradhes te kursimeve të austeritetit, mijëra grekë festuan rezultatin në shesh dhe dukej një prelud për daljen e Athinës nga Euro. Por në realitet një plan i ri, shumë i ngjashëm me atë të rrezuar, miratohet pastaj dhe vendi vazhdon me vuajtjet e tij.

Pyetja e shumë njerëzve në Evropë në këto vite është: cila është gjendja reale në Greqi?

A është vendi vërtet kaq i shkatërruar apo ka disa sinjale pozitive? Për përgjigje, ne muajt e pare te 2018 aktivizohet Komisioni i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut.Enti, pavarësisht nga emri, nuk ka të bëjë me Brukselin dhe institucionet komunitare: behet fjale për një organ që vlerëson respektimin e vlerave dhe të drejtave të njeriut në Evropë. Në krye të këtij komisioni është Dunja Mijatoviç, e cila deri ne fund te 4 Qershorit se bashku me kolegët e saj të xhiron nëper Greqi gjerë e gjate për të parë ne cilen situate jeton popullata. Pak ditë më parë është publikuar raporti. Shifrat qe dalin janë alarmante: shendetesia ne kolaps, arsimi nuk është

më i garantuar, shkalla e vetëvrasjeve eshte rritur ne 40%, numri i të pastrehëve katërfishuar nga  viti 2008 deri në vitin 2016. Kjo është pasqyra e një vendi te shkaterruar,te goditur, me nje shoqeri që përjeton një moment të krahasueshem me atë të periudhës së luftës. Me pak fjale, përgjigja e pyetjeve të parashtruara më lart është dramatikisht e thjeshtë: Greqia është në gjunjë.

Shëndetësia dhe arsimi nuk janë të garantuara

Populli grek përshkruhet si ekstremisht i depresuar, i pasigurt dhe nën stres. Njerëz që para vitit  2008 kurrë nuk kanë treguar shenja të c’ekuilibrimit mendor, e gjejnë veten duke bashkejetuar me patologji te tilla saqë detyrojnë shpesh autoritetet për trajtim te detyrueshëm. Ka të rinj që nuk kanë as para për të emigruar, baballarë te familjes kaluar në pak vite nga klasa e mesme duke mos patur më asgjë, as ushqim për fëmijët e tyre. Ka gjithashtu gra të detyruara të prostituojnë për të mbijetuar, lagje në qytetet e mëdha që janë bërë jashtezakonisht të degraduara.

Por ka pastaj të dhëna të tjera që e bëjnë situatën edhe më të akullt. Në fakt, Këshilli i Evropës gjen raste të HIV dhe tuberkulozit në rritje të madhe. Duket pothuajse esenciale në këtë pikë për të specifikuar se ky raport i komisionit nuk vjen nga një vend i botës së tretë, por nga një që i përket Eurozonës. Greqia deri në vitin 2004 priti Olimpiadën, ndërtoi qendrat tregtare, iluzionoi veten se ishte me titull te plotë ndërmjet vendeve më të përparuara. Por tani rizbulohet tmerrësisht e tejmbushur nga vendimet e trojkës. Dhe ne pamundesi të shikojë të ardhmen me optimizëm.

Kjo sepse vete udhëzimi nuk duket i garantuar. Fondet e destinuara për këtë sektor janë ato që rezultojnë ndër më të goditurit nga aksioni dhe nga scuret e planeve te kursimit. Shumë mësues janë pushuar nga puna ose kanë dalë në pension te parakohshem, ata që kanë arritur të qëndrojnë brenda botës së shkollës duhet të beje turne më të gjata dhe me paga shumë më të ulëta. Cilësia e arsimit, lexon raporti, duket tepër e kompromentuar. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për shëndetin. Fondet e ndara për shërbimin shëndetësor kombëtar janë zvogëluar për së paku 50% që nga viti 2009. Shumë spitale janë të mbyllura,ne shumë prej tyre mungojnë barnat.

Disa pacientë që vuajnë nga patologji të rënda rrezikojnë të mos jenë në gjendje të kurohen sepse  nuk mbulohen më nga sistemi shëndetësor ose sepse nuk janë në gjendje të arrijnë te vetmet qendra te ekselences që mbeten në qytetet e mëdha. Në Greqi ndjenja e njerëzimit dhe solidaritetit aq shumë propagandizuar nga Evropa, ajo e Brukselit dhe Frankfurtit, kane humbur prej kohësh. Planet e kursimit kanë mbaruar, por nuk ka asnjë element nga i cili mund të rifillohet. Tabula rasa, shkretëtirë ekonomike: kjo është Greqia post troika. Dhe nuk është rastësi që komisioni për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës të aktivizohet. Ajo që është kryer në vitet e fundit nuk është vetëm një çështje ekonomike, por në fakt përfshin parimet bazë të të drejtave të njeriut.

Veritas.com.al/