( FOTO: Van der Bellen dhe Norbert Hofer)
Kandidati i të djathtës ekstreme në Austri me kandidat Norbert Hofer, pëson humbje- sipas BBC.
Menaxheri i fushatës së tij ka uruar për fitoren kandidatin kundërshtar, Alexander Van der Bellen.
Presidenca austriake është shumë ceremoniale , por vota e sotme është parë si sinjal i asaj se sa mirë mund të paraqitet kandidati i të djathtës populiste për zgjedhjet që po vijnë, në Bashkimin Europian.
Rezultati është mirëpritur nga partitë e establishmentit dhe nga zyrtarët e BE.
Ish- presidenti i Partisë së Gjelbër,Van der Bellen, ka arritur një fitore të pastër, sipas parashikimeve.
Franca, Hollanda dhe Gjermania kanë zgjedhje vitin që vjen, ku fryma kundër establishmentit dhe kundër emigrantëve në masë, ka marrë shumë teren.