(FOTO: Theresa May, kryeministre e Britanisë)/

Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka shpallur planin për të thërritur zgjedhjet e përgjithshme më 8 Qershor 2017- sipas BBC.

Ajo tha se Britania ka nevojë për siguri, për stabilitet dhe lidership të fortë pas referendumit mbi BE.

Duke shpjeguar vendimin e saj, zonja May tha: “Vendi është i bashkuar, por Westminster nuk është”.

Kërkohet një votë e Dhomës së Përfaqësuesve mbi propozimin për zgjedhje, nesër e Mërkure. Laburistët kanë deklaruar se do të votojnë me qeverinë.

Kryeministres i nevojitet mbështetje parlamentare për të mbajtur zgjedhje para vitit 2020 kur ishte parashikuar të mbaheshin zgjedhje.

Duke shpjeguar ndryshimin bërë prej saj, që të shpejtoheshin zgjedhjet, zonja May tha: “Kam arritur në përfundimin se e vetmja rrugë për të garantuar siguri për vitet e ardhshme është që të mbahen zgjedhje”.

/Veritas.com.al/