Demokratët e Dibrës që pritën Lulzim Bashën ‘më mirë’se në asnjë rajon tjetër, u bënë nja njëzet a tridhjetë vetë dhe i premtuan Bashës se do të vijnë në Tiranë për protestë në datën 16 Mars.
Pasi u ankuan te Basha se ‘nuk kanë ku t’i çojnë’ prodhimet bujqësore si mollët, turshitë, patatet, etj., zoti Basha që tenton rolin e kryeministrit iu përgjigj: “Ju tregoj unë ku t’i çoni… Sillini me vete në protestë në Tiranë dhe t’i hedhim në muret e kryeministrisë’…
Edhe pse kryedemokrati u tall me dibranët, ata njëzet a tridhjetë vetë nuk ia morën për keq; ndërsa mijëra banorë të Dibrës kishin parë punët e tyre.
Kur Basha po fliste për ‘PD-në e re’ që do të shembë pushtetin, njëri nga militantët, duke i dhënë dorën Bashës nisi të thërrasë: “Nano ik!… Nano ik”.
-Jo i tha Basha, kori ynë është ‘Rama ik!’.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/gazetatema/videos/1293102690847537/?t=0