Tumbakoviç, trajneri (serb) i Malit të Zi refuzon të stërvisë kundër bluve të Prishtinës: shfajësohet

Fausto Biloslavo

Në ish-Jugosllavi, me futbollin nuk bëhet shaka. Nga lufta në fushën e topit kalohet  shpejt te kalashnikovët, siç ndodhi në fillim të shpërbërjes së përgjakshme të Vendit të themeluar nga Tito në vitet nëntëdhjetë.

Federata Malazeze e Futbollit shkarkoi trajnerin e kombëtares, serbin, Ljubisa Tumbakoviç, i cili nuk u paraqit në pankine për të udhëhequr skuadren. Në shenje proteste për shkak se kontestonte ndeshjen me Kosovën për kualifikimin në Euro 2020. Takimi përfundoi «diplomatikisht» 1-1, por koka e teknikut ra. Federata, e cila u mblodh urgjentisht të premten në mbrëmje, menjëherë pas ndeshjes, “njëzëri vendosi të shkarkojë Tumbakoviçin për shkak të zgjedhjes së tij për të mos udhëhequr skuadren,qe perfaqeson një surprizë të pakëndshme dhe nje shkelje të detyrimeve profesionale” . Problemi është se Mali i Zi, si Vende të tjera,e njohu Kosovën, pas pavarësisë së njëanshme nga Beogradi në 2008, por Serbia jo. Tekniku serb do të lavdërohet nga nacionalistët për zgjedhjen e tij “patriotike”. Falë bombardimeve të NATO-s në 1999, UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, arriti të pushtonte krahinën rebele pas tërheqjes së trupave serbe.

Me kombetaren malazeze nuk u paraqiten ne fushe as dy futbollistë serbë, mbrojtësi Mirko Ivaniç dhe mesfushori Filip Stojkoviç.Federata lokale e Futbollit i fali ata duke pasur parasysh se ata kishin qene viktima të “presionit. Gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me sportin. Ne këtë rast kane mundur futbollin ». UEFA gjithmonë ka mbajtur Serbinë dhe Kosovën në raunde të ndryshme kualifikuese për Evropianet, por ndodh që lojtarë dhe teknikë te dy diasporave te gjenden përballë një ekipi kombëtar që konsiderohet “armik” i Vendit të tyre. Në Kampionatin Botëror në Rusi në 2018 pati polemikë të madhe mbi gjestin e shqiponjës me dy koka, simbol i Shqipërisë, i mimituar nga “kosovarët” Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pas golave të shënuara ndaj Serbise me fanelën e Zvicrës.

Ivaniç dhe Stojkoviç janë pjesë e pakicës serbe në Mal të Zi, por luajnë me Yllin e Kuq të Beogradit. Jo një skuader cfaredo, por ekipi që u krijua nga huliganet e tij në fillim të viteve nëntëdhjetë,Tigrat. Një forcë paraushtarake serbe e udhëhequr nga kreu i ultras, Zeliko Raznatovic, i njohur më mirë si Arkan, i cili është njollosur për krime lufte, sikurse etni te tjera të përfshira në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kur e takova në vitin 1991 pranë Vukovarit, Stalingradit kroat,pranonte me sinqeritet: “Ne nuk i torturojmë të burgosurit sic bejne me tanet, por i vrasim menjëherë, me një të plumb në kokë”.

Vetëm një shembull se pse Ballkani i bukur nuk ka nevoje të beje shaka me futbollin. Tensioni midis Kosovës dhe Serbisë është në nivele alarmi. Në fund të majit, një bastisje nga trupat speciale te policise se Prishtinës në enklavën serbe në Veri të Vendit ka ndezur një betejë të furishme. Në përgjigje, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç urdhëroi ushtrine per gjendje alarmi. Në Kosovë ka ende një kontigjent të ushtarëve italianë nën kapelen e NATO-s.

Mbi pjatë ka mosmarrëveshje që nuk mund të shtyhen më. Para së gjithash, njohja reciproke që Beogradi nuk dëshiron ta pertype.Dje ne Berlin Kancelarja Angela Merkel, ka takuar kreun e shtetit serb. Të enjten kishte mberritur per nje vizite kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së.

Prishtina ka imponuar tarifa 100% mbi produktet e ardhura nga Beogradi dhe nuk dëshiron të njohë Asociacionin e komunave serbe, rreth 100 mijë persona, me autonomi relative dhe të gjerë.Objektivi kosovar është rritja e aksioneve për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye qeveria gjithashtu dëshiron të diskutojë per luginën e Preshevës, në territorin serb, por të banuar nga shqiptarë. Presidenti Hashim Thaci, kreu i UÇK-së gjatë luftës, madje ka kërcënuar të ri-c’pluhurose bashkimin me Shqipërinë që shihet si tym në sy nga serbët.

Veritas.com.al