Një mbledhje e shtatë ministrave të vendeve më të zhvilluara në botë, njohur si G7, ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për integrimin evropian të Shqipërisë, duke bërë thirrje këtu të ketë përafrim të ligjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi i mbajtur në Gjermani, përfshin përmes disa pikave edhe çështje që i përkasin vendeve të Ballkanit. Ajo që më së shumti e prek Shqipërinë, është pikërisht aderimi në BE dhe përqasja e përafrimit të politikave me vendet e unionit.

Gjithsesi, mbështetja e vendeve të G7-ës është ajo që kanë ndjekur edhe strukturat e vetë bashkësisë evropiane, pasi ajo është e atashuar me Maqedoninë e Veriut në rrugëtim.

“Ne e mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruhet në deklaratën e përbashkët. “U bëjmë thirrje të dy vendeve të rajonit, të zhvillojnë reformat e tyre të brendshme, mbi të gjitha ato të zbatimit të ligjit”.

Kjo sipas grupimit, vlen për ë zgjeruar hapësirën e brendshme politike si edhe për të përmirësuar klimën për shoqërinë civile dhe median.

Një pikë tjetër e cekur, është ajo e parandalimit të dhunës dhe radikalizmit, apo luftën që duhet bërë kundrejt dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Këto të fundit, vihen re më së shumti në çështjen e keqinformimit për gjenocidet dhe glorifikimit të krimeve të luftës apo kriminelëve të luftës.

Më së shumti, ky mesazh i referohet pjesës serbe të rajonit, kryesisht Beogradit dhe Republika Srpska-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ka pasur episode të shumta, të cilat kanë shkaktuar edhe përshkallëzim të situatave destabilizuese.

Teksa, Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut, kanë qenë më neutrale dhe të tërhequra karshi këtyre fenomevene.

/