Sot, teksa Basha ka folur për lapsuset dhe për gafat e vazhdueshme qe ka bere deri tani, ka bërë sërish një tjetër gafë duke thënë ‘lapse’ në vend të ‘lapsuseve’.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është vënë në fokus të mediave dhe rrjeteve sociale për disa lapsuse të vazhdueshme që ka bërë në konferenca për shtyp, por edhe në takime me qytetarët.
Ja disa nga gafat e vazhdueshme dhe qe jane bere ‘hite’ të kryedemokratit Basha:
1.
“6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim” ka thënë, Basha në një prononcim për mediat 2 ditë më parë ku foli për planin me 5 pika për ekonominë të PD-së.
2.
“7×7 = 42” ka theksuar kreu i demokratëve tre vite më parë ndërkohë që i kundërpërgjigjej kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit për koncensionet e inceneratorëve.
3.
“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444” Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti në 5 maj 2018, në Varrezat e Dëshmorëve.
Kryeministri Edi Rama, të martën ironizoi edhe një herë tjetër kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me gafat e tij të bëra gjatë kohëve të fundit.
Përmes një shënimi të shkurtër në Instagram, Rama i vuri në dukje gafën e radhës.
“Je njish zemër” shkuan kryeministri.
VERITAS.COM.AL