( FOTO: Arkiv i vitit 1997)/
Këshilli Bashkiak i Hasit ka votuar propozimin për të shpallur “Qytetar Nderi”ish- deputetin socialist Gafur Mazreku. Mazreku, i cili ka ndërruar jetë, njihet për aktin e tij barbar në Kuvendin e Shqipërisë në shtator 1997. Në foltoren e Kuvendit ka qëlluar me armë dhe ka plagosur rëndë deputetin Azem Hajdari, ish lideri i studentëve të Dhjetorit dhe deputet i Partisë Demokratike.
Pas disa viteve në burg, ai kthehet në familje dhe ndërron jetë nga një sëmundje.
Propozimi për “Qytetar Nderi” ka ngjallur një debat të fuqishëm politik, sidomos nga disa eksponentë të PD.
Sot ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka dënuar këtë lloj propozimi si një “turp’.
Ai është shprehur i habitur dhe ka thënë se ‘janë bërë propozime pa na pyetur. Nuk duhet propozuar. Çfarë janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime”, ka thënë ai në një mbledhje të grupit Parlamentar të PS.
Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrrekun Qytetar Nderi të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”.
UPDATED:
Pas vendimit të Këshillit Bashkiak Has, që shpalli “qytetar nderi” Gafurr Mazrekun, reagon serish kryeministri Edi Rama.
“Nuk kemi asnjë lidhje me vendimin e Bashkisë Has. Një provokim i papërgjegjshëm. I kemi kërkuar Prefektit refuzimin e vendimit. Këshilltari i PS ne Has ka votuar kundër propozimit”.
Veritas.com.al/