Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në ambientet e Gardës së Republikës; një punonjës është gjetur i pajetë. Sipas informacioneve që përcjell Ministria e Brendshme, punonjësi i Gardës, 30-vjeçari me inicialet Arjol Mançe, është gjetur i pajetë rreth orës 23:00.
Sipas MB-së, dyshohet se gardisti ka vrarë veten me armën e shërbimit. Fill pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti i rëndë është kryer ne kushtet e tronditjes psikike.
Sipas medias, gardisti Ariol MAnka i ka dërguar një mesazh telefonik babait të tij që e njofton se ‘po ndahet nga jeta’.
“U ndava nga e dashura ndaj po ndahem edhe nga kjo jetë”, – shkruhet në mesazhin që 30-vjeçari nga Përmeti i kishte dërguar babait, ku i riu jep edhe arsyen që e ka çuar drejt aktit ekstrem.
Pak muaj më parë, në qershor, në ambientet e Gardës së Republikës, konkretisht më datë 30 qershor, u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda një makine, Shkëlzen Çorbja shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. pas hetimeve, rezultoi se Çorbja kishte vrarë veten me armën e shërbimit.
Veritas.com.al/