Gazetarët kryesorë nga më shumë se 20 vende ju bashkuan të martën thirrjes për deputetët evropianë për të miratuar një reformë mediatike kontroverse që ka për qëllim të detyrojë gjigandët e internetit të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve.

Ligjbërësit e Parlamentit Europian kthehen në shtator për të diskutuar propozimin, drafti i parë i të cilit u kundërshtua muajin e kaluar pas një debati të ashpër.

I ashtuquajturi Ligj i të drejtave të autorit dhe i të drejtave fqinje synon të sigurojë që prodhuesit e përmbajtjeve krijuese – qoftë lajme, muzikë apo filma -te paguhen në mënyrë të drejtë në botën dixhitale.

Por planet janë kundërshtuar fuqimisht nga firmat e mëdha të teknologjisë amerikane si Google dhe Facebook, si dhe nga përkrahësit e lirisë së internetit.

Një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 100 gazetarë të shquar nga shumica e mediave paralajmëruan të martën se “kjo vënie ne krize e mediave për të ardhurat e tyre të ligjshme” ishte “moralisht dhe demokratikisht e pajustifikueshme”.

“Ne jemi bërë shënjestra dhe emisionet tona të raportimit kushtojnë gjithnjë e më shumë”, thoshte letra e shkruar nga korrespondenti i jashtëm i AFP Sammy Ketz dhe botuar në disa gazeta evropiane duke përfshirë Le Monde të Francës.

“Megjithatë, edhe pse (mediat) paguajnë për përmbajtjen dhe dërgojnë gazetarët të cilët do të rrezikojnë jetën e tyre për të prodhuar një shërbim lajmesh të besueshëm, të plotë dhe të larmishëm, nuk janë ata që korrin fitimet por platformat e internetit, të cilat ndihmojnë vetveten pa paguar një cent “, thoshte letra.

Veritas.com.al/