Një gazetar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda nga sulmet ruse në Ukrainë.
Bëhet fjalë për gazetarin e prestigjiozes “New York Times”, Brent Renaud, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme në Irpen.
Lajmi u bë i ditur nga shefi i Policisë në rajonin e Kievit, Andriy Nebitov.
Nebitov tha se, po tentohet të nxirret viktima nga zona e luftës.
Kush ishte Brent Renaud?
Brend së bashku me vëllain e tij, Craig Renaud, punonin si producentë televizivë dhe programues filmash.
Të dy ishin fitues të çmimit Peabody.
Puna e vëllezërve Renaud i ka çuar ata anembanë botës në shumë prej konflikteve dhe zonave të nxehta të dekadës së fundit, duke përfshirë luftërat në Irak dhe Afganistan, tërmetin në Haiti, luftën e drogës në Meksikë dhe trazirat politike në Egjipt.
Filmat dhe shfaqjet e tyre televizive kanë fituar çmime duke përfshirë një Peabody, një çmim IDA për serialet më të mira televizive, dy çmime të klubit të shtypit jashtë shtetit, dy çmime Columbia Dupont dhe një çmim Edward R. Murrow për punën e tyre me “The New York Times”.