Donatori politik i mjtë, filantropi miliarder George Soros ka emëruar Mark Malloch-Brown, kryetarin e SGO, i cili zotëron kompaninë e softuerit për votimin Smartmatic, që të jetë presidenti i ri i ‘Open Society Foundations’, organizata e tij globale.

Smartmatic është një nga dy kompanitë e emëruara nga avokati Sidney Powell në procese gjyqësore, deri më tani të pasuksesshme, duke pretenduar mashtrim masiv të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020, së bashku me kompaninë e makinave të votimit Dominion.

Siç ka vërejtur Associated Press, Smartmatic nuk zotëron Dominion, dhe me sa duket siguroi vetëm softuer në Los Angeles County në zgjedhjet e vitit 2020. Akoma, fakti që firma është në lajme dhe se Soros është i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, është e sigurt se do të ushqejë teori të reja konspirative.

VERITAS.COM.AL