(FOTO: Donald Trump dhe Mitt Romney) /
Para pak ditësh, Breitbart, News kishte hapur një sondazh me pesë emra dhe pyeste lexuesit se cili mund të ishte në postin e Sekretarit të shtetit në administratën Trump.
Në përfundim të sondazhit, Rudy Giuliani fitoi vendin e parë; Bolton të dytin dhe Petraeus- i treti. Ndërsa Romney në vend të katërt dhe në distancë.
Në sondazh ku morën pjesë më shumë se 100 mijë lexues të Breitbart, ish kryetari i Bashkisë së New York City,- Rudy Giuliani fitoi vendin e parë sipas preferencave të tyre, për postin e sekretarit të shtetit në presidencën e Donald Trump.
Guiliani, i cili e mbështeti Donald Trump gjatë fushatës së tij për president, fitoi 36.64 për qind të votave; në vendin e tytë ai u ndoq nga ish- ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, John Bolton, i cili fitoi 26.23 për qind të votave.
Të tjerë kandidatë që ishin përfshirë në listën e sondazhit, ishin Drejtori i CIA, David Petraeus i cili fitoi 19.84 për qind të votave, ndërsa ish kandidati Republikan për president Mitt Romney, mori vetëm 8.25 për qind.
Sidoqoftë, shumë raporte kërkojnë që Mitt Romney duhet të kërkojë falje për fjalimet dëshpëruese ndaj Donald Trump para se ky të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara.
Administrata Trump akoma nuk ka zbuluar shumicën e emrave të kabinetit.
/ Veritas.com.al/