Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur kur një njeri i armatosur hapi zjarr në xhaminë e qytetit Quebec të Kanadasë gjatë natës së faljes të Dielën. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e ka quajtur këtë akt një “sulm terrorist mbi Myslimanët”.
Policia tha se dy të dyshuarit për aktin, janë arrestuar, por nuk dha detaje rreth asaj se çfarë e nxiti aktin terrorist.
“Gjashtë persona konfirmohen të vdekur- secili nga mosha 35 deri 70 vjeç”, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Quebec, duke shtuar se tetë janë plagosur.
Presidenti i xhamisë, Mohamed Yangui, i cili nuk ndodhej në xhami në kohën kur u kryen të shtënat me armë, tha se ka marrë një telefonatë të një të çmenduri gjatë faljeve të mbrëmjes.
“Pse po ndodh kjo? Kjo është barbare”, tha ai.
Kryeministri Justin Trudeau tha në një deklaratë se: “E dënojmë këtë sulm terrorist mbi Myslimanët”.
/Veritas.com.al/