Njërio prej grabitësve është akoma në jetë por në gjendje shumë të rëndë në spital. Ndërsa tjetri ka ndërruar jetë.
Policia e Fierit ka identifikuar dy grabitësit që mbetën njeri i vrarë dhe tjetri i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që pati me ta pas mesnate. Emraj nuk janë dhënë, por i plagosuri është 37 vjet dhe është në gjendje të rëndë. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit. Shoku i tij i vdekur u dërgua në morg.
Kontrollet nga Policia po vazhdojnë për kajen e dy personave të tjerë të arratisur, pas përplasjes me armë që ndodhi në orën 3 të natës. Grabitësit po thyenin derën e shtëpisë së qytetarit Minela Muça në lagjen “29 Nëntori” të Fierit, por dikush ka njoftuar policinë për veprën e tyre. Çifti Muça ndodhej në banesë. Minella Muça që banon në katin e tretë bën një jetesë modeste, ai punon shofer dhe nuk zotëron biznese.
Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.
Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.
Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.
Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Veritas.com.al/