Një grua është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës, mëngjesin e sotëm.
Gruaja, që dyshohet se është rreth të 30-ave është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.