(FOTO: Sulmet me zjarrvënie në banesat e emigrantëve janë bërë të zakonshme në Gjermani

Rreth 10 sulme në ditë janë shënuar mbi emigrantët në Gjermani gjatë vitit 2016- tha Ministri i Punëve të Brendshme- njofton BBC.

Në total, 560 persona ishin plagosur në aktet e dhunës, duke përfshirë 43 fëmijë.

Tre të katërtat e sulmeve janë shënuar mbi emigrantët kur ndodhen jashtë ambienteve ku janë akomoduar, ndërsa afërsisht 1,000 sulme- brenda banesës së tyre.

Vendimi i kancelares Angela Merkel për hapjen e kufijve për ardhjen e  emigrantëve, ka shtuar konfliktin dhe polarizimin e shoqërisë, si edhe ka nxitur krimin.

Gjermania po lufton me aplikacionet e prapambetura për azil dhe po shtohet frika e pasigurisë pas një seri sulmesh terroriste nëpër Europë.

/Veritas.com.al/