(Foto Arkiv)/
-Hapja e negociatave me BE, Hahn tha: “Gjermania ka rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë”-
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i tha gazetës gjermane”Die Ëelt” se shqiptarët vuajnë nga imazhi i tyre për avancimin drejt BE-së.
Duket se kryeministri Edi Rama nuk është më i “përkëdheluri” i kancelares Merkel dhe këtë gjë e konfirmon Hahn duke u shprehur se Gjermania ka rezerva ndaj Shqipërisë.
“Komisioni Evropian do t’u rekomandojë së shpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë…
Në fund të fundit do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit.
Franca, por para së gjithash Gjermania, kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë.
Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”, thotë Hahn.
Por Shqipëria ka bërë “shumë veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Johannes Hahn.
Veritas.com.al/