(FOTO: Frank-Walter Steinmeier,që sot president i Gjermanisë)/

Gjermania zgjodhi  sot si presidnet të Re publikes një përfaqësues të qendrës së majtë, Frank-Walter Steinmeier, aleat i kancelares Merkel dhe të njohur si ‘Anti- Trump”.

61 vjeçari që kohët e fundit ka rezultuar si politikani më popullor në Gjermani, do të prezantojë jashtë vendit ekonominë e shtetit dhe të BE si deh do të jetë një lloj arbitri moral për kombin.

Pr Social Demokratët (SPD) zgjedhja e tij si president rrit profilin e partisë; aq më shumë që kjo parti ka prezantuar si kandidat për kancelar zotin Martin Schulz, ish president i Parlamentit Europian. Zgjedhjet parlamentare në Gjermani mbahen në Shtator dhe atëherë do të duket rezultati i tyre.

Steinmeier pritet që të rrisë maxhorancën e votave për Social- Demokratët, pas zëvendësimit të presidentit 77 vjeçar Joachim Gauck, ish pastor nga Lindja Komuniste e Gjermanisë.

/Veritas.com.a/