Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
Para deputetëve kryeprokurori tha në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, ulje në krahasim me 2019, ndërkohë që janë dënuar 8022 persona, kurse për 152 të pafajshëm. Sipas tij ka ulje në krahasim me 2019
“Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit. Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.”- tha ndër të tjera Çela.
( Lajm në përditësim…)