(FOTO: Wolfgang Schäuble, ministri i Financave i Gjermanisë)/

Qeveria gjermane do të alokojë komplet shtesën e  buxhetit për vitin 2016, prej 6 miliardë euro, për emigrantët. Kjo zgjedhje u gjet pasi dy partitë në koalicion dështuan që të bëjnë marrëveshje se si t’i shpenzojnë këto para.

Kancelarja Angela Merkel e Unionit Demokratik Kristian (CDU) propozoi përdorimin e 6.2 miliardë euro shtesë e buxhetit për të shlyer borxhet; ndërsa Social Demokratët (SPD) donin t’i shpenzonin në projekte për infrastrukturë digjitale. Si një kompromis mes dy partive, paratë kanë shkuar vetëm për projektet e emigrimit- shkruan Der Spiegel.

/Veritas.com.al/