Duket pas i ndërlikuar arsyetimi i vendimit të gjykatës së Durrësit mbi kërkesën e kandidates së PS për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, që  refuzohet ‘për shkak të Bindjes Demokratike ( BD).

Valbona Sako, sipas gjykatës,  nuk nuk do të jetë kryetare e Bashkisë së Durrësit, derisa gjykata e apelit të thotë fjalën e fundit. Gjykata e shkallës së parë në Durrës  ka vendosur që të mos pranojë mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, Valbona Sako.

Në vendim argumentohet se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi partia “Bindja Demokratike” është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul.

Refuzimi i kandidates socialiste në Durrës, është i pari rast që ndodh në këtë proces te konfirmimit të kryebashkiakëve socialistë që janë fitues në një proces pa garë, si ai i 30 qershorit.

Në shumicën e bashkive të Shqipërisë, gjykatat kanë pranuar mandatet e kryebashkiakëve të rinj të PS.

Sako mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, kujtojmë që bashkia e Durrësit drejtohet nga të majtët.

Kryetar i Bashkise se Durresit vazhdon te mbetet socialisti Vangjush Dako.

Valbona Sako u shpall fituese më 30 qershor, teksa përballë kishte vetëm kandidaten e Bindjes Demokratike, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.

VERITAS.COM.AL/