Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për masën e sigurisë arrest me burg për Francesco Becchettin.

Becceti vijon që të jetë në kërkim, ndërsa Gjykata e Tiranës e dënoi në vitin 2022 me 17 vite burg , vendim që është apeluar dhe Gjykata e Apelit do ta shpallë vendimin më 30 shtator.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Biznesmeni italian akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *