Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Në dokumentat e dorëzuar pranë KQZ-së, Partia Demokratike i kërkon këtij institucioni regjistrimin e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale, si dhe i kërkon që të pranojë kandidadë vetëm nga Lulzim Basha, i cili është kryetari i PD-së sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është personi i vetëm i autorizuar që të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, kandidatët për Kryetar Bashkie në zjgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit,” shkruan ndër të tjera PD.

PD ka dorëzuar po ashtu emrat e saj për anëtarë taë KZAZ-ve. Rikujtojme se mbremjen e sotme eshte afati i fundit per te dorezuar emrat e anetareve.