Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur sërish këtë të martë, ku pritet të jepet vendimi për padinë e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe të Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kryeministri Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *