Zamira Rami, ish-kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës me LSI-në, është shpallur fajtore dhe është dënuar për veprën shpërdorim detyre” me 1 vit burgim. Rami pak ditë më parë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe per kete arsye denimi shkon në 8 muaj burg. Por ekzekutimi i dënimit me burg do të pezullohet pasi konvertohet me detyrimin për të kryer punë në interes publik.
Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së LSI, Zamira Rami dhe GJKKO e mori të pandehur.
Zamira Rami, ish-Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi për ndërtimin e rrugës nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”, si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, sipas SPAK ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të Dritan Sakos dhe Teodorti Xhait dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.
Gjatë drejtimit të Bashkisë së Gjirokastrës nga përfaqësuesja e LSI-së Zamira Rami, rezultojnë se janë dhënë 18 tendera të dyshimtë me flamur të kuq. Përfituesit janë Andrea Caca, i cili rezulton pronari i një servisi makinash, Dintar Thanasi pronar i kompanisë ‘TEA-D’, Daniela Angjellari dhe Sofia Myftari. Zamira Rama është kallëzuar penalisht për shkatërrimin e pronës së shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.
Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019. Ajo u mor nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në janar të këtij viti, pasi dosja e saj ka mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës.
VERITAS.COM.AL