Administrata e Donald Trump është mbështetur nga Gjykata Supreme, duke kërkuar që drejtësia të vazhdojë të hapë rrugën për një zbatim ligji strikt për ndalimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm nga gjith bota.

Departamenti i Drejtësisë që sot nisi të plotësojë dosjet për gjykatën e  apelit që ka nisur javën e kaluar për ndalimin e fuqisë së vendimeve të gjykatave për emigracionin masiv.

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të hyjë në fuqi ditën e Martë në qoftë se Gjykata Supreme nuk  ndërmerr një akt tjetër.

Mbështetja nga Gjykata Supreme shënon kthesën në rrugën ligjore mbi urdhrin ekzekutiv të Donald Trump e cila ka goditur urdhrin për ndalimin e udhëtimit për 90 ditë nga Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni .

Argumenti i presidentit Trump është se me urdhrin ekzekutiv të parandalonte sulmet terroriste. Në të njëjtin urdhër përfshihet edhe ndalimi i refugjatëve për 120 ditë.

Veritas.com.al/