Gjykata e Elbasanit vendosi të mos ekstradojë shtetasen ruse Svetlana Timofeva në Rusi, me arsyetimin se kësaj shtetase i rrezikohet jeta në Rusi.

Svetlana Timofeva, e cila akuzohet për spiunazh në vendin tonë u ndalua së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve.

Ata u arrestuan pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë.