Sipas sondazheve, popullariteti i Kancelares Merkel, mes gjermanëve, ka rënë.
Në një sondazh të publikuar të Shtunën u dëhmua se 50 përqind e gjermanëve janë kundër mandatit të katërt të zinjës Merkel si kancelare e Gjermanisë pas zgjedhjeve federale vitin e ardhshëm.
Mbështetja për zonjën Merkel është dobësuar pas një vargu sulmesh mbi civilët në korrik, tre nga të cilat ishin shkaktuar nga kërkuesit e azilit. Nga këto, dy prej tyre u morën përsipër nga Shteti Islamik.
Gjysma e 501 qytetarëve që u pyetën nga Emnid poll për gazetat Bild dhe Sonntag ishin kundër zgjatjes së mandatit të zonjës Merkel pas zgjedhjeve të vitit 2017; përballë 42 për qind që duan që Merkel të mbetet në post.
Në Nëntor, data e fundit kur Bild dhe Sonntag kryen një vëzhgim mbi këtë çështje, 45 për qind ishin në favor të Merkel që të mbajë mandatin e katërt, me 48 për qind kundër.
(Reuters- Veritas.com.al)