Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid dhe Ministri i Financave Rishi Sunak dhanë dorëheqjen, duke e thelluar krizën në të cilën gjendet qeveria e kryeministrit Boris Johnson.
Javid tha se, pas një sërë skandalesh, kishte humbur besimin në aftësinë e Johnson për të qeverisur në interesin kombëtar, duke thënë se ai “nuk mund të vazhdonte më me ndërgjegje të mirë”.
Javid shtoi se shumë ligjvënës dhe publiku kishin humbur besimin në aftësinë e Johnson për të qeverisur në interesin kombëtar.
“Me keqardhje them, megjithatë, se është e qartë për mua se kjo situatë nuk do të ndryshojë nën udhëheqjen tuaj – dhe për këtë arsye ju keni humbur besimin tim”, shkroi Javid në një letër drejtuar Johnson.
Nga ana tjetër ministri i Financave, pas dorëheqjes deklaroi se publiku me të drejtë pret që “qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet.
“E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se këto standarde ia vlen të luftohen dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen”.