GOP zhvillon ‘Planin B’ agresiv mbi dëshmitarët në gjyqin e impeachmentit, ndërsa disa Demoktatë duket se mbështesin lirimin nga akuzat: thonë burimet

Me disa Demokratë që deklarojnë hapur mundësinë që ata mund të votojnë për të liruar Presidentin Trump nga akuzat, Republikanët e kongresit po planifikojnë një strategji agressive te “Planit B” në rast se disa Republikanë shkëputen dhe kërkojnë dëshmitarë shtesë në gjyqin e impeachmentit të presidentit, ka mësuar Fox News.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, R-Ky., tha privatisht më herët të martën se ai nuk ishte i sigurt se kishte vota të mjaftueshme Republikane për të bllokuar më shumë dëshmitarët, duke pasur parasysh se disa të moderuar në shumicën e Senatit të GOP 53 me 47 ishin duke u lëkundur. Çdo vendim mbi dëshmitarët ka të ngjarë të kërkojë katër dezertime Republikane në Senat, sepse në rast të një barazimi 50-50, kreu i gjyqësorit i të Shteteve të Bashkuara, John Roberts, ka shumë të ngjarë të abstenojë në vend që të pohojë pushtetin e tij të debatueshem për të hedhur një votë barazimi.

Mbrëmjen e së martës, një burim i udhëheqjes së Senatit i tha Fox News se Republikanët po vlerësonin në mënyrë specifike qëndrueshmërinë e dy opsioneve alternative.

Një plan është të modifikojë çdo vendim që i kërkon një dëshmitari të veçantë të përfshijë gjithashtu një paketë të dëshmitarëve që me siguri nuk do të fitonin mbështetje të mjaftueshme në Senat. Për shembull, nëse Demokratët kërkojnë të thërrasin ish Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Republikanët mund të kërkojnë të marrin në pyetje Hunter Biden mbi pozicionin e tij në bordin fitimprurës në Ukrainë, dhe Rep. Adam Schiff, D-Calif., mbi deklaratat e tij jo koherente në lidhje me kontaktet e panelit të tij me informatorin në qendër të hetimit për impeachment.

Një tjetër opsion, tha per Fox News burimi i lidershipit kongresional, është që Shtëpia e Bardhë të rivendikojë privilegjin ekzekutiv për të bllokuar dëshmitarët, përfshirë Bolton. Administrata mund të shkojë në gjykatë për të marrë një vendim urgjent kundër dëshmisë së tij, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.

VERITAS.COM.AL/