Edhe mbrëmë ka ndodhur një grabitje banke në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri’. Në fakt nuk ishte grabitje, sepse në sirtarët e Bankës, njeriu që donte të grabiste, nuk gjeti asnjë lek.
Autori i veprës kriminale ka thyer me girë derën e Bankës dhe ka hyrë brenda.
Tani që ai nuk ka gjetur para në sirtaret e Bankës, nuk dihet nëse Policia do të gjykojë si “grabitje”, apo “tentativë” “apo “thyerje dere”… Por autori, ende i paidentifikuar,- siç sapo komunikoi Policia, – ka thyer derën, ka hyrë në ambientet e Bankës, ka kontrolluar për para, dhe është larguar në disa sekonda, më pak se një minutë.
Ndoshta ky është lajmi, që grabitësit e Bankave kanë poërsosur veprimet dhe shkathtësinë e krimit të grabitjes në Banka.
Ndërsa vetë grabitja e Bankës nuk është më lajm. Kjo po ndodh rëndon, sa në rrugë duke transportuar paratë e bankave për në destinacion jashtë shtetit, ose edhe nëpër kasafortat e bankave. Është njësoj si të shkruash se një ministër ose një polic niset çdo mëngjes për në punë… A quhet lajm ky?
/Veritas.com.al/