Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në mbrëmje të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas arritjes së një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.
Veritas.com.al/