Për kryeministri Edi Rama, Fredi Beleri është cështje e drejtësisë, dhe qeveria nuk ndërhyn në intitucionet e saj.

“Presioni grek, e kam thënë opinionin tim, nuk dëshiroj të ushqej një debat ku qeveria nuk është palë. Nuk kemi asnjë lidhje me këtë histori. Bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrancë për blerje votash. Është në një process gjyqësor në GJKKO, është në pamundësi të bërjes së betimit, sepse ligji ynë është shumë i qartë. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria ishte të mësuar të luajë t’i thoshte drejtësisë se cfarë duhet të bënte.

Nuk mund të vëmë drejtësinë në dispozicion të kërkesave të të huajve. Nuk ndërhyjmë për asnjë arsye në punën e drejtësisë e lë më të SPAK dhe GJKKO. Janë produkte të një përpjekjeje që e kemi nisur ne, e kemi realizuar ne, ndërsa reformën në drejtësi në realitet duhet ta zbatojnë ata. Ne thjesht duhet t’I mbështesim duke mos u përzier në punën e tyre.

A mundet Greqia të bllokojë. Po edhe mundet, po pastaj? Nëse kjo do ndodhë, kur të ndodhë do dëgjoni komentin tim. E kam thënë do ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet sot si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte, të bllokohet për një cështje që s’është fare cështje e kornizës negocionuese me BE, por edhe në aspektin bilateral sipas meje është minore mes marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Greqisë.” -u shpreh Rama.