Ish kandidate për Senatin Republikan në Maine është gruaja e katërt që akuzon ish- presidentin George H.W. Bush se e ka prekur me duar.
Amanda Staples tha për Portalin Press Herald të Maine se ish- presidenti e ka prekur me duar në vitin 2006 gjatë momentit të fotografisë në Kennebunkport teksa të dy po bisedonin rreth uljes së taksave- raporton Breitbart News.
Një zëdhënës i Bushit pranoi akuzën dhe tha se ndodhi që prsidenti tani 93 vjeç rastësisht “ceku të pasmet e gruas” sepse ishte i lidhur në karrocën e invalidit për pesë vjet me radhë dhe krahët e tij prekën belin e disa njerëzve me të cilët pozoi për foto.
Ish presidenti kërkon “ndjesë sinqerisht” për incidentin, shtoi zëdhënësi.
Buh ka nisur të përdorë karrocën e invalidt qëkur u diagnotikua me sëmundjen e parkinsonit, në vitin 2012.
Staples, një ish- mësuese tha se Bush “më kapi prapanicat dhe bëri shaka duke më thënë ‘Oh, nuk jam unë ai presidenti”.
Ish aspirante për politkane, e cila ishte 29 vjeç në kohën e incidentit, shgtroi se e la menjanë veprimin e Bush si një sjellje tipike të “pleqve të ndyrë”.
Gra të tjera e kanë akuzuar presidentin për prekje në të njëjtën mënyrë; duke përfshirë edh aktoren Heather Lind, aktoren Jordana Grolnick, dhe shkrimtaren Christina Baker Kline.
Veritas.com.al/