Letër nga Brukseli nuk ka, por euro ambasadori Aivo Orav personalisht i ka kontaktuar liderët që urgjentisht të ndërmarrin diçka në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve kredibile që duhet të njihen edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Nuk ka letër të re, ka porosi të vjetra, theksoi Maja Kocijancic, zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme.

Eurokomisari për zgjerim, Johannes Hahn nuk ka dërguar asnjë letër deri te katër liderët e partive, sië publikuan gjatë vikendit më shumë media në Maqedoni.

E ashtuquajtura letër e Hahnit gjatë kohës së vikendit u analizua edhe nga ekspertët.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë sot deklaroi se ”nuk ka letër të re”.

“Për situatën aktuale komisari dhe euro deputetët po vazhdojnë që t`i përsërisin poentat e dhëna në deklaratën e tyre përmes delegacionit të BE-së, si elemente për kontaktet e vazhdueshme në mes të liderëve partiak”, deklaroi Kocijancic, transmeton TetovaSot.