Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët.
Blinken e dha sdeklaratën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.
Blinken u shpreh se Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin. Ndër të tjera, Blinken nënvizoi se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet.
“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij.
Dënojmë vrasjen e çdo qytetari. Tragjikisht, numri i jetëve të pafajshme, si pasojë e sulmeve të Hamasit. Mes tyre, ne e dimë tashmë që 25 shtetas amerikanë janë vrarë. I bashkohemi familjeve në Izrael, në SHBA, për vuajtjen, për vrasjene e tyre”, theksoi Blinken.