KAS në mbledhjen e sotme ka vendosur të hap kutitë për disa qendra votimi që janë kërkuar nga LSI dhe PD për qarkun e Beratit, ku do të marrë si prova disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik.

Ndryshe nga Gjikorastra, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mund të kërkojë informacione shtesë nga institucionet shtetërore, për të vërtetuar  nëse janë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor në qarkun e Beratit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit dhe për këtë arsye, mbledhja e së premtes u mbyll pa vendimmarrje.

Partitë e opozitës paraqitën dje në KAS provat e tyre në lidhje me pretendimet që kanë për procesin zgjedhor, ku nuk munguan edhe debatet, më i ashpri ishte ai mes Përfaqësuesit të demokratëve Mirash Logu dhe anëtarit të KAS, ish ministër i PD, Ilir Rusmajli të cilit i kërkoi transparencë.

Partia Demokratike pretendon se në Berat, socialistët blenë votat me 50 mijë lekë, ndërsa akuzojnë se shteti u vendos në dispozicion të kandidatëve të PS.Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim pretedon se në Qarkun e Beratit kësaj force politike iu mor mandati për 77 vota, duke akuzuar për shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Por për Partisë socialiste pretendimet e opozitarëve janë të pabaza.

vijon…..