Hapet gara e koncesionit për rrugën ‘Milot-Thumanë-Kashar-Fier’, kostoja koncensionare e të cilës përllogaritet të jetë 1.118 miliard euro, ndërsa kohëzgjarja e koncensionit do të jetë 35 vite.
Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.
Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.
“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.
“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.