TIRANË– Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës është hapur plotësisht deri te mbikalimi i Rinasit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe kreu i ARRSH, Ami Kozeli, panë nga afër ecurinë e punimeve.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Infrastrukturës konfirmoi se pritet të nisë puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier.

Më tej Karakaçi pohoi se shumë shpejt pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren, një arterie rrugore, e cila do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për zonat e Lezhës dhe Shkodrës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *