Producenti, tashmë i poshtëruar, Harvey Weinstein është dënuar me 23 vjet në burg për përdhunim dhe ngacmime seksuale.

Weinstein u gjet fajtor në gjykatën e Nju Jorkut muajin e kaluar, duke i dhënë fund kështu rënies dramatike nga majat e shkëlqimit të njërit prej figurave më të fuqishme të Hollivudit.

67 vjeçari u paraqit në Gjykatë ditën e mërkurë në një karrocë.

Avokatët e Weinstein kanë apeluar vendimin, duke bërë thirrje për ‘shpirtbutësi’, duke thënë se edhe sikur pesë vjet dënim do të thotë ‘dënim përjetë’ për Weinstein.

VERITAS.COM.AL/